top of page

Abelard Tahiri

Kur në vitin 2019 Xheladin Krasniqi, zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë, kishte bërë thirrje për prerje të kokave të një kolektivi artistësh që kishin prodhuar një shfaqje që fliste për vështirësitë e një çifti gay, Ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Abelard Tahiri në një deklarim publik ishte distancuar nga gjuha e përdorur nga zyrtari Krasniqi, duke e dënuar atë ashpër por me kujdes, pa shprehur mbështetje të qartë për personat LGBTIQ+ në Kosovë,  “Ne si Ministri e Drejtësisë dhe si shoqëri e Republikës së Kosovës nuk mund të tolerojmë në asnjë rrethanë që mos toleranca, fyerja dhe nxitja e urrejtës mbi çfarëdo baze diskriminimi të bëhet pjesë e përditshmërisë sonë,” kishte thënë ndër të tjera Tahiri, deklarim ky që nuk u pasua me asnjë masë tjetër ndëshkuese për zyrtarin Krasniqi. Hera e dytë kur Tahiri ishte “përfshirë” në diskutimet çështjet LGBTIQ+ ishte në seancën e 16 marsit të vitit 2022 për votimin e Projektligjit për Kodin Civil, ku si shef i grupit parlamentar të PDK-së, nuk ishte deklaruar as pro e as kundër këtij projektligji, vetëm kishte deklaruar se PDK nuk do ta votonte projektligjin pa qenë të gjithë/a deputetët/et e mazhorancës në sallë. Ndërsa në një deklarim po kaq të mjegullt, prapë për Kodin Civil, për media lokale kishte thënë, “Ky ka qenë një debat i gjatë në Republikën tonë dhe neve na intereson mendimi i kryeministrit [Albin Kurti] për këtë çështje, sepse nuk është prononcuar asnjëherë”.

bottom of page