top of page

Lequ Zemër

Ka një pasuri të përvojave të paeksploruara brenda komunitetit të gejve, lesbikeve, biseksualëve dhe të transgjinorëve në Kosovë. Fatkeqësisht përspektivat e personave LGBT+ shpesh herë neglizhohen ose përfaqësohen gabim në mediat e vendit. "Lequ Zemër" është emisioni i parë në Kosovë që plotësisht i dedikohet të drejtave dhe jetave të personave LGBT+. Në bashkëpunim me Radio Glam, synimi ynë është të ofrojmë një perspektivë të freskët, informuese dhe tërheqëse në jetën e komuniteteve queer në Kosovë, pa marrë parasysh nëse ju identifikoheni si pjesë e familjes LGBT+ apo jo.

 

“Lequ Zemër”, do të transmetohet çdo të mërkure, një here në dy javë në Glam Radio në orën 18:00 (frekuenca 88.6), i disponueshëm në të gjithë Kosovën, dhe zbuloni më shumë rreth jetës së personave LGBT+ në vend.

 

Nëse humbni transmetimin në kohë reale, të gjithë episodet mund ti dëgjoni në Spotify.

"Lequ Zemër" është një pjesë thelbësore e një projekti vjetor, i cili përfshin trajnime për gazetarët e rinj mbi raportimin e të drejtave të personave LGBT+. Këtu, gazetarët e rinj dhe ata që ndjekin karrierën gazetareske kanë mundësinë të bashkëpunojnë me ekipin e "Lequ Zemër" dhe të kontribuojnë aktivisht në prodhimin e emisionit.

EN Co-Funded by the EU_WHITE.png
ELdZ_ml_cmyk_en.jpg
unnamed_edited.jpg

Ky program organizohet me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja, është përgjegjësi e vetme e Institutit Sekhmet dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Ministrisë Federale të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik.

bottom of page