Thirrje e hapur: Bashkohuni në programin tonë të trajnimit për raportimin e të drejtave queer
A jeni i apasionuar pas raportimit mbi të drejtat e njeriut, veçanërisht në fushën e çështjeve LGBTIQ+? Nëse po, ju ftojmë të aplikoni për të qenë pjesë e një programi trajnimi gjithëpërfshirës teorik dhe praktik mbi raportimin rreth të drejtave dhe jetëve queer.
Çdo ditë, ne jemi dëshmitarë të ndikimit të fuqishëm që media ka në përshkallëzimin ose uljen e dhunës dhe stigmës ndaj pakicave. Në Kosovë, ekziston një nevojë e madhe për të sjellë në plan të parë rrëfimet e personave LGBTIQ+.
Për të diversifikuar gazetarinë dhe për të rritur përfaqësimin e personave LGBTIQ+, Instituti Sekhmet, një OJQ e dedikuar për rritjen e dukshmërisë queer dhe diversitetit të medias përmes mjeteve gazetareske dhe artistike, është duke bashkëpunuar me Glam Radio, një radio stacion i mirë-formuar në Kosovë. Së bashku, po krijojmë një partneritet unik për të nisur emisionin e parë radiofonik në Kosovë të dedikuar posaçërisht për mbulimin e çështjeve LGBTIQ+.
Për të praktikuar gazetarinë me ndikim, është thelbësore të kuptohen themelet e saj. Më 16 shtator 2023, Sekhmet dhe Glam Radio do të organizojnë një trajnim njëditor për studentët e gazetarisë dhe gazetarët e rinjë/reja të interesuar të raportojnë për çështje queer. I udhëhequr nga profesionistë të shquar në këtë fushë, trajnimi do të mbulojë aspekte të ndryshme të raportimit queer, duke përfshirë qasjet editoriale, terminologjinë dhe teknikat efektive të shkrimit.
Pjesëmarrësit e përzgjedhur do të marrin informacion të detajuar në lidhje me agjendë, datën dhe përmbajtjen e trajnimit.
Pas trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të vizitojnë organizatat kryesore mediatike në Kosovë që kanë prioritet raportimin për të drejtat e njeriut.
Për t'i lejuar pjesëmarrësit të zbatojnë aftësitë e tyre të fituara rishtazi dhe të përmirësojnë kualifikimet e tyre profesionale, do të zgjidhen maksimumi 10 pjesëmarrës për të ndihmuar ekipet editoriale në Sekhmet dhe Glam Radio në prodhimin e të paktën 2 episodeve të emisionit në radio. Kjo përvojë unike do të zgjasë midis shtatorit 2023 dhe majit 2024, duke ofruar ekspozim ndaj të gjitha aspekteve të prodhimit të emisioneve radiofonike dhe mundësinë për të formësuar drejtpërdrejt përmbajtjen e paraqitur për publikun.
Asistentët e emisioneve në radio do të kompensohen për punën e tyre dhe do të marrin një çertifikatë që konfirmon kontributin e tyre.
Si të aplikoni
Për të aplikuar, duhet të plotësoni kriteret e mëposhtme:
-
Të jetë shtetas/e i/e Kosovës dhe me bazë në Kosovë,
-
Student/e i/e gazetarisë ose gazetar/e i/e ri/e (i/e pavarur ose i/e punësuar ose i/e papunë),
-
Të jetë midis moshës 18 dhe 35 vjeç.
Ne inkurajojmë individë të të gjitha formave dhe përvojave të aplikojnë, pasi ne besojmë fuqishëm se diversiteti forcon ekipin tonë dhe rrit aftësinë tonë për të ofruar gazetari me cilësi të lartë.
Për të marrë pjesë në programin e trajnimit (vetëm punëtorinë e trajnimit ose të gjithë programin, duke përfshirë përvojën praktike me Sekhmet dhe Glam Radio), ju lutemi dërgoni në: <sekhmet.institute@gmail.com>;
-
CV-n tuaj
-
Një letër të shkurtër motivimi (½ faqe) që përshkruan interesin tuaj në program.
Afati i aplikimit është 10 shtator 2023.
Çdo aplikant do të njoftohet në lidhje me vlerësimin e aplikimit të tyre.
Ky program organizohet me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja, është përgjegjësi e vetme e Institutit Sekhmet dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Ministrisë Federale të Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik.