Ylber
YLBER është seria e parë e podkasteve në Kosovë, dedikuar ekskluzivisht çështjeve LGBT+. Si pjesë e projektit "NO SHAME", Ylber synon të dokumentojë dhe të rrisë ndërgjegjësimin për të drejtat dhe jetët e LGBT+. Me këtë projekt, ne dëshirojmë të përmirësojmë përfaqësimin mediatik të diversitetit dhe të krijojmë një platformë për diskutime dinjitoze dhe të informuara për çështjet urgjente LGBT+.
Projekti zbatohet në partneritet me Sbunker. Realizohet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, si pjesë e projektit Rrjeti i Raportimit të Diversitetit 2.0.
Lexoni edhe artikullin 'Mediet dhe njerëzit LGBTQ+', botuar nga Kosovo 2.0, i cili reflekton mbi rëndësinë e dukshmërisë queer në media dhe domosdoshmërinë e iniciativave si YLBER.
YLBER- Episodi 1: Njohja ligjore e martesave të të njëjtit seks
Kur në media raportohet për çështje që lidhen me personat LGBTIQ+, zakonisht bëhet në mënyrë sensacionale dhe në mungesë të informacionit të saktë. Kjo është gjithashtu e vërtetë kur bëhet fjalë për çështjen e njohjes institucionale të marrëdhënieve homoseksuale dhe lezbike, me shumë pak raportime të dedikuara sesi mungesa e njohjes ligjore ndikon tek çiftet joheteroseksuale.
Duke dashur të hulumtojmë këtë çështje, biseduam me avokaten e të drejtave të njeriut Rina Kika dhe Erëza Bytyqin, një person jobinar, për të kuptuar më mirë pasojat e mungesës së ligjit për martesat e të njëjtit seks në Kosovë, efektet pozitive që do të sillte një njohje e tillë ligjore dhe ndryshimin midis bashkimit civil dhe martesës. Gjatë bisedës u prekën edhe raste nga rajoni i personave LGBTIQ+ që sfidojnë diskriminimin e sanksionuar nga shteti.
Moderator: Dardan Hoti
Hulumtues: Roni Idrizaj
Dizajni: Elvira Thaçi
Regjistrimi dhe montimi: Gent Gorani
Për të dëgjuar podkastin në Spotify, klikoni këtu.
YLBER - Episodi 2: Dalja hapur
Dalja hapur mbetet një nga proceset në të cilat duhet të kalojë çdo person LGBTIQ+ në Kosovë. Gjasat për humbje të mbështetjes emocionale dhe financiare nga familja, shfaqja e ndjenjës së izolimit dhe mungesa e trajtimit të barabartë në institucione private e publike e bëjnë “daljen hapur” (coming out) një proces të vështirë. Njëjtë vlen edhe për personat që vendosin të mos dalin hapur dhe më pas detyrohen të fshehin identitetin e tyre gjinor ose orientimin seksual, edhe për të tjerët e tjerat që vendosin të dalin hapur dhe ballafaqohen me një realitet heteronormativ e patriarkal.
Dëgjo përvojat personale për daljen hapur dhe rëndësinë e këtij veprimi nga gazetari, shkrimtari dhe aktivisti Arbër Selmani dhe regjisori e performuesi Erblin Nushi.
Moderator: Dardan Hoti
Hulumtues: Roni Idrizaj
Dizajni: Elvira Thaçi
Regjistrimi dhe montimi: Gent Gorani
Për të dëgjuar podkastin në Spotify, klikoni këtu.
YLBER - Episodi 3: Tranzicioni gjinor
Për të gjithë, identiteti gjinor është diçka që na përcaktohet prejt të tjerëve sapo lindim. Për të gjithë ata që janë transgjinorë apo të gjinisë jokonforme, kjo do të thotë se ballafaqohen me shumë stigma gjatë jetës. Gjithashtu ky proces i bën njerëzit trans të kalojnë nëpër procedura të komplikuara, të shtrenjta e delikate që mbështeten në marrjen e shërbimeve të duhura nga institucionet e institucionet janë shpesh të papërgatitura apo pa vullnet për të mbështetur njerëzit trans në tranzicionin e tyre.
Blert Morina ka kaluar mes një rrugëtimi të tillë - një rrugëtim veçanërisht të vështirë për dikë që vjen nga një fshat i vogël dhe me pak qasje në informacion. Bashkangjitur mungesës së informacionit, rrugëtimi i Blertit u vështirësua prej paragjykimeve nga shoqëria, nga stafi mjekësor prej të cilit ka kërkuar vëmendje mjekësore dhe mungesës së shërbimeve të qarta të afirmimit të gjinisë në Kosovë.
Dëgjoni këtë bisedë personale me Blert Morinën për të kuptuar më shumë aspektet e ndryshme të proceseve të tranzicionit në Kosovë: përgatitja e nevojshme, hapat që duhet të ndiqen dhe ku mund të gjenden shërbime mjekësore e sa shumë kushtojnë.
Moderatori: Dardan Hoti
Hulumtues: Roni Idrizaj
Dizajni: Elvira Thaçi
Regjistrimi dhe montimi: Gent Gorani
Për të dëgjuar podkastin në Spotify, klikoni këtu.
YLBER - Episodi 4: Shëndeti Seksual
Shëndeti seksual është një temë që rrethohet nga shumë tabu. Injoranca dhe stigma rreth shëndetit seksual synojnë veçanërisht komunitetin LGBT+, si pasojë e stereotipeve të vjetruara që nuk gjejnë bazë në shkencë.
E megjithatë, ngurrimi për të diskutuar publikisht dhe siç duhet për shëndetin seksual ka një ndikim të dëmshëm në higjienën mendore dhe fizike të gjithsecilit, pavarësisht nga identiteti i tyre gjinor dhe orientimi seksual.
Për të mësuar më shumë rreth rolit thelbësor që luan shëndeti seksual në mirëqenien e individëve, çifteve dhe familjeve dhe se si ai kontribuon në zhvillimin social dhe ekonomik të komuniteteve tona, në këtë episod ftuam Olimbi Hoxhën, psikoterapiste dhe specialiste e shëndetit publik.
Hoxha jeton me HIV prej 25 vitesh dhe ishte personi i parë në Shqipëri që deklaroi publikisht statusin e saj HIV dhe tregoi historinë e saj personale. Hoxha sot është kryetare e shoqatës së të infektuarve me HIV në Shqipëri.
Dëgjoni episodin për të mësuar më shumë se çfarë është shëndeti seksual, pse ka rëndësi dhe çfarë mund të bëjmë për të edukuar veten dhe të tjerët për higjienën e mirë seksuale, shëndetin mendor dhe marrëdhëniet cilësore.
Moderatori: Dardan Hoti
Hulumtues: Roni Idrizaj
Dizajni: Elvira Thaçi
Regjistrimi dhe montimi: Gent Gorani
Për të dëgjuar podkastin në Spotify, klikoni këtu.
YLBER - Episodi 5: Homotransfobia në vendet e punës
Diskriminimi prek njerëzit LGBT+ në shumë vende, duke përfshirë edhe vendin e punës. Krahasuar me format e tjera të diskriminimit, diskriminimi homotransfobik në vendin e punës shpesh anashkalohet. Pjesërisht, kjo ndodh sepse vetë personat LGBT+ ngurojnë të raportojnë rastet e ngacmimit dhe diskriminimit në vendin e punës ndaj tyre, për shkak të mosbesimit ndaj institucioneve dhe frikës se identiteti i tyre gjinor ose orientimi seksual do të zbulohet.
E megjithatë, diskriminimi homotransfobik në vendin e punës ka efekte të tmerrshme, të prekshme në shëndetin mendor dhe stabilitetin socio-ekonomik të njerëzve queer. Për shumë, nënkupton një jetë të mbushur me shfrytëzim të fuqisë punëtore, kushte të pasigurta jetese ose papunësi.
Për të hedhur dritë mbi këtë çështje, ne ftuam Dafina Halilin, redaktore kontribuese në Kosovo 2.0, dhe një gazetare që ka hetuar gjatë jetën queer në Kosovë, duke përfshirë diskriminimin ndaj personave LGBT+ në vendin e punës.
Për ta kontekstualizuar më mirë këtë bisedë, ftuam edhe Donën, një grua transgjinore e cila detyrohet të bëjë një jetë të dyfishtë në punë për shkak të homotransfobisë së kolegëve të saj.
Dëgjoni podcast-in për të mësuar më shumë rreth kësaj çështjeje, pse është e rëndësishme dhe çfarë mund të bëni për të.
Moderatori: Dardan Hoti
Hulumtues: Roni Idrizaj
Dizajni: Elvira Thaçi
Regjistrimi dhe montimi: Gent Gorani
Për të dëgjuar podkastin në Spotify, klikoni këtu.
YLBER - Episodi 6: Shëndeti mendor i personave LGBT+
Presioni për të fshehur identitetin e tyre, lufta për të dalë hapur dhe mungesa e mbështetjes nga familjet e tyre dhe shoqëria në përgjithësi i bëjnë njerëzit LGBT+ më të ndjeshëm ndaj çrregullimeve të humorit, depresionit, ankthit, vetëvrasjes dhe abuzimit me substancat, nëse krahasohen me popullatën e përgjithshme.
Ky është një rezultat i drejtpërdrejtë i stigmës dhe vetmisë me të cilën përballen personat LGBT+ për shkak të identitetit të tyre që nuk përputhet me normën cis dhe heteroseksuale.
Për të diskutuar të gjitha aspektet e shëndetit mendor të personave LGBT+, ne ftuam psikoterapisten Ajete Kerqeli, e cila ndau informacione rreth mekanizmave më të zakonshme të ballafaqimit që përdorin personat LGBT+ për të mbijetuar në një shoqëri homotransfobike dhe po ashtu punën që duhet bërë për të mbrojtur dhe promovuar shëndetin mendor, duke filluar nga një ndërgjegjësim i rritur në nivel institucional dhe shoqëror.
Edhe pse burimet për shëndet mendor në Kosovë janë të pakta, janë të pakta edhe organizatat që ofrojnë një sërë shërbimesh sociale falas për personat LGBT+ në nevojë.
Një shembull i rëndësishëm është “Linja e jetes”. Drejtori i Linja e jetës Bind Skeja na u bashkua për të folur më shumë për përvojën e tyre në ofrimin e këshillimit telefonik falas dhe anonim për njerëzit queer që përjetojnë sfida të shëndetit mendor.
Moderatori: Dardan Hoti
Hulumtues: Roni Idrizaj
Dizajni: Elvira Thaçi
Regjistrimi dhe montimi: Gent Gorani
Për të dëgjuar podkastin në Spotify, klikoni këtu.
Podkastet janë publikuar me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tyre është përgjegjësi e vetme e SEKHMET dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht qëndrimet e Bashkimit Evropian apo Rrjetit për Raportim të Diversitetit 2.0.