top of page

Me hijen e lirimit mbështjellë

"Ka ardhur koha
Që të na shohin
Të mbështjellëun
Nën hijen e lirisë...”

— Ledia Dushi, Ndryshue (1999)

 

Me hijen e lirimit mbështjellë” është ekspozita e parë e kësaj madhësie në Kosovë që eksploron të qenit queer me kompleksitetet e veta bashkëkohore, duke u munduar t’i drejtojë prioritetet drejt atyre në hije dhe në qoshe të jo-normatives. E menduar prej kontekstit specifik të shtetit rishtazi të pavarur të Kosovës, ekspozita mban në thelbin e vet pyetje rreth lirisë — jo vetëm lirisë për t’u dukur e për të dashur siç dëshirojmë, por edhe lirisë për të ekzistuar në shumësi, duke iu shmangur kufijve të identiteteve një-lineare dhe lirisë për të qenë agjentë/e politikë/e që sjellim në jetë vizione radikale e të ndërthurura të të qenit queer.

Kuruar nga Shaunak Mahbubani (IN/DE)

 

Me asistente kuratore Anyla Kabashi (RKS)

Këshillues/e kuratorialë/e Dardan Hoti and Ajete Kërqeli.

 

Organizuar nga Instituti Sekhmet

Në Grand Hotel, kati i gjashtë, Prishtinë, Kosovë 

 

Hapet më 30 gusht 2024, ora: 19.00 - 22.00 

E hapur deri më 29 shtator 2024, e mërkurë-e diel, ora: 12.00-20.00

1 (2).jpg

Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Swiss Federal Department of Foreign Affairs, Fondacioni Hajde, Manifesta 14 Prishtina, dhe ifa - Institut Für Auslandsbeziehungen. 

bottom of page